Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, urdhëroi sot tërheqjen e trupave ruse nga qyteti port jugor i Ukrainës, Kherson, drejt bregut lindor të lumit Dnieper. “Vazhdoni me tërheqjen e trupave dhe merrni të gjitha masat për të siguruar transferimin e sigurt të personelit, armëve dhe pajisjeve përtej lumit Dnieper”, i ka thënë Shoygu komandantit të grupit ushtarak rus në Ukrainë, Sergey Surovikin. Shoygu theksoi se vendimi për një tërheqje u mor për të shpëtuar jetën e ushtarëve rusë. Muajin e kaluar, rreth 60.000 banorë të rajonit Kherson të Ukrainës, në atë kohë nën kontrollin rus, u evakuuan pas një kundërofensive ukrainase. Nga ana e tij, Surovikin ka thënë se ushtria kishte qëndruar për të siguruar evakuimin e sigurt të civilëve dhe tani që detyra e tyre ka përfunduar, ata mund të tërhiqen.https://ata.gov.al/2022/11/09/moske-rusia-terheq-trupat-nga-qyteti-ukrainas-kherson/