Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusia parashikon një rritje në të korrat e grurit

Rusia parashikon një rritje në të korrat e grurit

Rusia parashikon një rritje në të korrat e grurit pas aneksimit të katër territoreve të Ukrainës lindore, nje akt i dënuar ndërkombëtarisht. Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi aneksimin e rajoneve gjysmë të pushtuara të Luhanskut, Donetskut, Zaporizhias dhe Khersonit javën e kaluar, duke shkelur ligjin ndërkombëtar. “Duke marrë parasysh tokën bujqësore atje, mendoj se Rusia do të grumbullojë të paktën 5 milionë tonë grurë. Kjo duhet të jetë edhe për kulturat e tjera”, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Dmitry Patrushev, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “TASS”. Patrushev parashikon një rekord prej 150 milionë tonë grurë këtë vit. Rusia dhe Ukraina konsiderohen si dy nga eksportuesit më të rëndësishëm të grurit në mbarë botën. Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Moskën për vjedhjen e grurit nga territoret e pushtuara në lindje dhe jug. Raportet e mëparshme thanë se Rusia po planifikonte të dërgonte deri në 30 milionë tonë grurë në tregjet e huaja, në gjysmën e dytë të këtij viti.http://ata.gov.al/2022/10/04/moske-pas-aneksimit-te-rajoneve-ukrainase-rusia-parashikon-nje-rritje-ne-te-korrat-e-grurit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ