Ushtria ruse njoftoi sot se kishte filluar manovrat ushtarake pranë Ukrainës për përdorimin e armëve bërthamore taktike, të urdhëruara në fillim të majit nga presidenti Vladimir Putin, duke siguruar se ishte një përgjigje ndaj “kërcënimeve perëndimore”. “Faza e parë e stërvitjeve (…) për përgatitjen dhe përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike ka filluar”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë, duke specifikuar se këto manovra po zhvillohen në distriktin ushtarak “Jug”, në kufi me Ukrainën. Duhet të theksohet se manovrat fokusohen në sistemet e raketave me rreze të shkurtër veprimi “Iskander” dhe sistemet e raketave hipersonike “Kinzhal”. “Trajnimi synon të ruajë gatishmërinë e trupave dhe njësive që përdorin armë bërthamore jostrategjike për të reaguar dhe garantuar plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit rus në përgjigje të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga disa zyrtarë perëndimorë”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
Rusia nis manovrat taktike të armëve bërthamore pranë Ukrainës
RELATED ARTICLES