Rusia ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz në Evropë përmes një tubacioni të madh, duke thënë se nevojiten riparime, shkruan BBC. Gjigandi shtetëror rus i energjisë, Gazprom, tha se ”kufizimet në gazsjellësin Nord Stream 1 do të zgjasin për tre ditët e ardhshme”. Rusia tashmë ka reduktuar ndjeshëm eksportet e gazit nëpërmjet tubacionit. Ajo mohon akuzat se ka përdorur furnizimet me energji si një armë lufte kundër vendeve perëndimore. Tubacioni Nord Stream 1 shtrihet 1200 km (745 milje) nën Detin Baltik nga bregu rus pranë Shën Petersburgut deri në Gjermaninë verilindore. Ai u hap në vitin 2011 dhe mund të dërgojë maksimum 170 milionë metra kub gaz në ditë nga Rusia në Gjermani. Tubacioni u mbyll për 10 ditë në korrik – përsëri për riparime, sipas Rusisë – dhe kohët e fundit ka funksionuar me vetëm 20% kapacitet për shkak të asaj që Rusia e përshkruan si pajisje me defekt. Udhëheqësit evropianë kanë frikë se Rusia mund të zgjasë ndërprerjen në një përpjekje për të rritur çmimet e gazit, të cilat tashmë janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar. Megjithatë, njoftimi i sotëm nuk pritej të ndikonte menjëherë në çmime. Çmimi kryesor i gazit natyror në Mbretërinë e Bashkuar u ul në fakt me më shumë se 15% në tregje.https://ata.gov.al/2022/08/31/fokus-rusia-nderpret-nord-stream-1/