Sipas autoriteteve ukrainase‚ Rusia ka lёshuar sërish raketa nё disa qytete tё Ukrainёs. Shpёrthimet u dёgjuan nё Kiev‚ gjithashtu nё Kharkiv dhe nё Zaporizhia. Autoritetet u kёrkuan qytetarёve tё shkonin nё vendstrehim. U raportua dhe pёr ndërprerje tё energjisё elektrike. Tanimё janё bёrё 250 ditё qё nga fillimi i luftёs nё Ukrainё. Ukraina thotё se Moska ka pёr qёllim tё zhysë njerёzit nё errёsirё‚ në tё ftohtё dhe uri nё mёnyrё qё t’i shtyjnё ata tё ikin drejt Evropёs. Shefi i zyrёs presidenciale‚ Andriy Yermak‚ deklaroi se ”ky turp do t’u kushtojë shtrenjtë brezave tё tёrё tё rusёve”.https://ata.gov.al/2022/10/31/ukraine-rusia-l%d1%91shon-serish-raketa-n%d1%91-disa-qytete/