Gjykata e Lartë e Rusisë e ka klasifikuar komunitetin LGBT si “ekstremist”, duke kufizuar më tej të drejtat e homoseksualëve, lezbikeve dhe komunitetit më të gjerë të ashtuquajtur ”queer”. Sot gjyqtarët miratuan kërkesën përkatëse nga Ministria ruse e Drejtësisë. ”Gjykata vendosi të njohë lëvizjen publike ndërkombëtare LGBT (lesbike, homoseksuale, biseksuale dhe trans) si një organizatë ekstremiste dhe të ndalojë aktivitetet e saj në Rusi”, thekson media ruse. Masa ishte kritikuar shumë më parë nga aktivistët e të drejtave të njeriut. Mediet e pavarura ruse theksuan pas ndalimit se gjyqtarët as që kishin sqaruar se kë konsideronin saktësisht se ishte pjesë e “lëvizjes LGBT”, kështu që fillimisht nuk diheshin efektet konkrete të vendimit. Aktivistët e ”queer”, të cilët i janë nënshtruar një represioni të fortë në Rusi, kanë frikë se qëllimi kryesor i veprimeve të gjyqësorit rus është t’i heshtë plotësisht ata në publik dhe të nxisë urrejtjen e mëtejshme ndaj pakicave seksuale.
Rusia klasifikon komunitetin LGBT si “ekstremist”
RELATED ARTICLES