Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka deklaruar se Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta. “Rusia ka një detyrim për të kryer këtë rindërtim dhe unë besoj se komuniteti ndërkombëtar do ta detyrojë shtetin rus të siguruar kostot”, tha Duda në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Duda theksoi se në fakt është një “detyrë e rëndësishme e komunitetit ndërkombëtar” të detyrojë Rusinë të paguajë për rindërtimin e Ukrainës. Presidenti polak theksoi se ishte Rusia ajo që filloi luftën kundër Ukrainës dhe për këtë arsye ajo duhet të sigurojë “të gjitha kostot e rindërtimit”. “Nëse dikush sulmon një shtet, atëherë ai duhet të paguajë një faturë të madhe. Dhe kjo është ajo që ne duhet të bëjmë me Rusinë tani”, u shpreh ai. Më 1 dhjetor, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, njoftoi se planifikon të diskutojë me homologët e tij për ndonjë mjet ligjor të disponueshëm për t’u siguruar që Rusia të paguajë për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta. Duke folur në fillim të konferencës dy-ditore ministrore të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që u mbaj këtë vit në qytetin polak Lodz, Borrell tha se do të shqyrtojnë “të gjitha mundësitë për t’u siguruar që Rusia do të paguajë për shkatërrimin që po shkakton në Ukrainë”. Ai kujtoi se BE-ja ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 20 miliardë euro që kur Moska filloi luftën kundër Ukrainës. Ai po ashtu theksoi se sanksionet perëndimore kanë çuar në ngrirjen e 300 miliardë eurove të rezervave valutore të bankës qendrore ruse në të gjithë botën. https://ata.gov.al/2022/12/13/poloni-duda-rusia-duhet-te-paguaje-per-rindertimin-e-ukraines/
Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on