Friday, October 18, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA Rusia dhe Kina projekt për ndërtimin e një centrali bërthamor në Hënë

 Rusia dhe Kina projekt për ndërtimin e një centrali bërthamor në Hënë

Rusia po shqyrton planin e ndërtimit të një centrali bërthamor në Hënë, së bashku me Kinën, tha sot kreu i agjencisë ruse të hapësirës “Roscosmos”, Yuri Borisov. “Sot ne po shqyrtojmë seriozisht projektin e dorëzimit dhe ndërtimit të një centrali energjetik në sipërfaqen e Hënës, diku midis viteve 2033 dhe 2035 së bashku me kolegët tanë kinezë”, tha Borisov gjatë një aktiviteti për të rinjtë. “Ndërtimi i centralit nuk do të bëhet me dorë por me makineri. Zgjidhjet teknike për këtë, tashmë ekzistojnë në praktikë”, tha ai.

Shefi i “Roscosmos” theksoi se Rusia nuk po kërkon të vendosë armë bërthamore në hapësirë. “Rusia ka folur gjithmonë kundër kësaj dhe do të mbajë këtë qëndrim”, tha ai. Kohët e fundit ka pasur spekulime në SHBA se Rusia kërkon të luftojë satelitët me një lloj të ri armësh bërthamore. Presidenti rus Vladimir Putin e ka mohuar këtë, por kjo ide ka shfaqur shqetësime në SHBA. Rusia dhe Kina nënshkruan një deklaratë qëllimi në vitin 2021 për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre në hapësirë, në sfondin e rritjes së tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments