“Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari evropian”, kështu është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një reagim pasi Rusia tha se tubacioni i saj kryesor i gazit në Evropë nuk do të rihapet siç ishte planifikuar. “Këto ditë Rusia po përpiqet të rrisë edhe më shumë presionin energjetik mbi Evropën: pompimi i gazit përmes Rrjedhës Veriore është ndalur plotësisht. Pse po e bëjnë këtë? Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo evropiani, në të gjitha vendet e kontinentit tonë. Ai dëshiron të dobësojë dhe të frikësojë të gjithë Evropën, çdo shtet”, tha Zelensky. Çmimet e energjisë janë rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt dhe furnizimet e pakta mund të rrisin kostot edhe më tej. BE është frikësuar se familjen e BE nuk do të jenë në gjendje të përballojnë koston e ngrohjes këtë dimër. Qeveritë në të gjithë kontinentin po mendojnë se çfarë masash të marrin për të lehtësuar krizën. Gjermania, një nga vendet më të prekura nga ndërprerja e furnizimit rus njoftoi një paketë ndihme prej 65 miliardë eurosh (56 miliardë £).https://lajme.rtsh.al/artikull/rusia-mbyll-gazin-natyror-zelensky-rusia-deshiron-te-shkaterroje-jeten-e-evropianeve