Wednesday, April 9, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIRumania mund t'i japë përparësi

Rumania mund t’i japë përparësi

Ministri i Bujqësisë i Rumanisë, Petre Daea, ka lënë të kuptohet se vendi mund të japë shumë më pak misër dhe luledielli këtë sezon pasi do të ketë përparësi furnizimin e tregut vendas pasi thatësira ka prekur të korrat, tha Bloomberg duke cituar zyrtarin rumun, raportoi Bursa.ro. Rumania do të eksportojë vetëm atë që mbetet pas sigurimit të tregut të brendshëm, tha Daea, i cili nuk pranoi të japë detaje të masave të mundshme që qeveria mund të marrë. “Situata këtë vit është shumë e komplikuar. Ne kemi ndërhyrë me aq sa kemi mundur për të rritur nivelin e ujitjes, por në shumë zona nuk ka qenë e mundur, kështu që një pjesë e madhe e të korrave është e prekur”, tha ministri i Bujqësisë. Rumania dërgoi 4.3 milion ton misër, duke qenë deri tani eksportuesi më i madh i misrit në BE, si dhe eksportuesi i dytë më i madh i farave të lulediellit. Rumania është gjithashtu një furnizues i madh i grurit dhe elbit. Në fillim të vitit, prodhimi i misrit vlerësohej në rreth 14 milionë tonë, por ndërkohë fermerët i kanë ulur vlerësimet e tyre në rreth 8 milionë tonë.https://lajme.rtsh.al/artikull/rumania-mund-t-i-jape-perparesi-dergesave-te-misrit-dhe-lulediellit-ne-tregun-vendas

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ