Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERumania do të vijoj të mbështesë me të drejta studimi të rinjtë...

Rumania do të vijoj të mbështesë me të drejta studimi të rinjtë e komunitetit arumun në Shqipëri

Ambasadori rumun në Shqipëri ka premtuar se qeveria e Rumanisë do të vijoj të mbështesë të rinjtë e komunitetit arumun në Shqipëri që duan të studiojnë në Rumani dhe të kthehen për të punuar në Shqipëri. Duke folur me përfaqësues të komunitetit arumun në Fier, ambasadori i Rumanisë, Oktavian Sherban tha se qeveria e Rumanisë ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë me programe të veçanta të gjithë ata të rinj të kumunitetit arumun që duan të zhvillojnë studimet e larta në univesitet rumune kryesishtë në inxhinjeri e mjeksi. Qarku Fier ka një komunitet të madh arumun, të cilët jetojnë e punojnë kryesisht si në Divjakë, Fier, Dukas, ku kontribuojnë në jetën e përditëshme politiko – shoqërore. Arumunët u njohën për herë të parë në Konferencën e Londrës të viteve 1912–1913 si një grup pakicash deri në epokën komuniste (1967). Nga viti 1967 deri më 1992, ata njiheshin si shqiptarë të thjeshtë dhe nga viti 1992 deri më 2017, ata njiheshin si një pakicë kulturore dhe gjuhësore. Që nga viti 2017, arumunët janë një pakicë etnike e njohur zyrtarisht në Shqipëri. Një regjistrim i vitit 2011 numëron 8,812 aurumunë në Shqipëri, por një regjistrim jo-zyrtar llogarit deri në 200,000 shqiptarë arumunë.https://lajme.rtsh.al/artikull/rumania-do-te-vijoj-te-mbeshtese-me-te-drejta-studimi-te-rinjte-e-komunitetit-arumun-ne-shqiperi-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments