Do të jetë Franca, Spanja, Italia apo Shqipëria në krye këtë vit? Sipas agjencive të ndryshme turistike dhe ANWB-së (Shoqata Mbretërore Holandeze e Udhëtimeve), Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më popullor pushimesh, shkruan faqja e njohur informative holandeze rtlnieuws.nl. Vitin e kaluar vendi ishte kaq shumë i popullarizuar sa që disa agjenci udhëtimesh ishin mbushur plot. Wladimir Meijer i ”Albania Travel” thotë se është e vështirë se mund të përballojë kërkesën për vendin. Dikur ai filloi të organizonte udhëtime në Mal të Zi dhe më pas shtoi Shqipërinë. “Njerëzit ishin aq të kënaqur me atë rajon sa vendosëm të ofrojmë udhëtime vetëm në Shqipëri,” tha ai për Editie NL. Meijer thotë se shet aktualisht pesë herë më shumë udhëtime në atë vend. ”Krahasuar me vitin e kaluar, madje kemi një rritje prej 50 për qind. Vendi është padyshim në ngritje, këtë vit jemi tërësisht të shitur”, thekson Meijer. Operatori turistik lokal Isuf Braho nga ”Visit Albania” po sheh gjithashtu gjithnjë e më shumë holandezë që vijnë në vendin e tij. ”Ne shohim që numri i holandezëve që vijnë në Shqipëri dyfishohet çdo vit”, tha ai për Editie NL. ”Pyeta shumë turistë se si erdhën në Shqipëri si destinacion. Ata thanë se nuk e kishin idenë se do të kishte një ndikim kaq të madh te ta”, thekson ai. Prandaj Brahos i pëlqen të shohë holandezët të vijnë. “Ata janë turistë të mirë. Ne kemi shumë male dhe shumë det dhe kjo tërheq njerëz të këndshëm”, shton Braho. ANWB sheh gjithashtu një interes në rritje për Shqipërinë si një destinacion. Sipas ekspertit televiziv Ron Vergouwen, programet televizive mund ta bëjnë një vend të popullarizuar për shkak të mënyrës se si ai portretizohet. “Televizioni është një udhërrëfyes i madh pushimesh”, i thotë ai Editie NL. ”Gjithçka është filmuar aq bukur, sa asnjë broshurë udhëtimi nuk mund ta konkurrojë atë”, thotë ai. Por jo vetëm programi televiziv ka luajtur një rol. atsh