Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERSH hap Konsullatë Nderi në Debrecen

RSH hap Konsullatë Nderi në Debrecen

Ambasada e Shqipërisë në Hungari njoftoi hapjen në Debrecen të Hungarisë të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë. Së bashku me László Papp, kryetarin e bashkisë së Debrecenit, Zsolt Bunford, zëvendëssekretar i Shtetit në Ministrinë e Jashtme hungareze, Attila Fodor, zëvendësshef i Departamentit të Ballkanit Perëndimor, Konsuj Nderi të huaj në Debrecen, studentë shqiptarë, miq e dashamirës, u inaugurua zyra e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Debrecen. Ambasada e Shqipërisë në Hungari bëri të ditur se “këtë vit kremtohet 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike, por edhe bashkëpunimi dhe miqësia e dy vendeve dhe popujve, që daton që në kohën kur Huniadit dhe Kastriotasit u bashkuan në një aleancë të gjatë”. “Veprimtaria e Konsulles së Nderit dr. Andrea Molnar, e cila prej vitesh jep kontributin e saj kryesisht në krijimin e strukturave të sportit për fëmijë, do të intensifikojë marrëdhëniet në fushën e turizmit dhe biznesit, si dhe do të jetë në mbështetje të studentëve që studiojnë në Universitetin e Debrecenit, duke shërbyer po ashtu si një urë lidhëse me ambasadën”, thuhet në njoftim.http://ata.gov.al/2022/10/24/republika-e-shqiperise-hap-konsullate-nderi-ne-debrecen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments