Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo informoi sot të gjithë vizitorët që duan të shkojnë në Dardhë apo Voskopojë se rrugët janë të kalueshme dhe situata është në kontroll. Filo përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se, që në orët e para të mëngjesit punonjësit e shërbimeve publike janë në terren në qytet dhe në çdo njësi administrative, për të pastruar rrugët nga bora dhe për të mbajtur në kontroll situatën. Sipas tij, aktualisht po punohet në rrugën e Panaritit ku intensiteti i borës është më i lartë. ATSH
Rrugët drejt Dardhës dhe Voskopojës të kalueshme
RELATED ARTICLES