Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl, i njohur si “Kancelari i Bashkimit” për rolin e tij në ribashkimin e vendit pas rënies së Murit të Berlinit, do të nderohet me një rrugë të emërtuar sipas tij në kryeqytet.
Kryetari i Berlinit, Kai Wegner nga CDU, bëri njoftimin gjatë një konference të partisë. “Hofjägerallee”.
“Rruga që kalon përmes parkut Tiergarten drejt “Kolonës së Fitores”, do të marrë emrin e Kohl”, tha Wagner. “Është një rrugë e madhe për një njeri të madh, të cilit i detyrohemi shumë”!
Rruga kalon gjithashtu pranë selisë kombëtare të CDU-së. Një ligj për riemërimin e saj do të paraqitet në parlamentin e Berlinit deri në fund të muajit.
Kohl udhëhoqi Gjermaninë Perëndimore nga viti 1982 dhe u bë kancelari i parë i vendit të ribashkuar në tetor 1990. Ai dha dorëheqjen në 1998, ndërsa emri i tij u njollos më vonë nga një skandal dhurimesh. Kohl ndërroi jetë në vitin 2017.