Në Dukagjin ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës Prekal-Kir, e cila do të ndikojë në zhvillimin dhe ripopullimin e zonës së Dukagjinit. Kryetari i bashkisë bashkisë së Shkodrës, Benet Beci pa nga afër ecurinë e punimeve, ndërsa theksoi se “projekti i hartuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit financohet 100% nga qeveria, ashtu siç edhe e premtuam me kryeministrin Rama pak muaj më parë”. Sipas tij, me përfundimin e rrugës, Dukagjini do të jetë një zbulim për Shkodrën, për turizmin e zhvillimin ekonomik. “Kjo është faza e parë e këtij investimi, rruga ka gjatësi 17 km, 5 m gjerësi, kanalizime, ura, sistemime dhe mure mbrojtëse. Faza tjetër do jetë më vonë”, theksoi Beci. Kryebashkiaku Beci u shpreh se “jam i surprizuar me disa nga banorët që kanë hapur gardhet dhe janë gati që të bashkëpunojnë me firmën që po kryen punimet dhe me bashkinë”. “Objekt i këtij projekti është zgjerimi i trupit të rrugës dhe ndërtimi i të gjithë veprave të artit përgjatë gjithë këtij segmenti të parë i rrugës së Dukagjinit”, shtoi Beci. Banorët e zonës që jo vetëm e mirëpresin fillimin e këtij investimi të shumëpritur, por edhe po bashkëpunojnë maksimalisht për mbarëvajtjen e punimeve. Banori i zonës së Dukagjinit, Gjon Vojvoda tha se “kjo rrugë do të hapë perspektivë, do të kthejë njerëzit e ikur do zhvillohet turizmi, belgtoria, bimët medicinale”. Një tjetër banor, Kol Kodrari tha se “falënderoj Becin, pasi është i vetmi kryetar në 30 vjet që e ka mbajtur premtimin dhe po fillon zbatimin para afatit”. Në shkurt të këtij viti banorët e Dukagjinit protestuan para bashkisë e prefekturës, duke kërkuar ndërtimin e rrugës lidhëse me Shkodrën.
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on