Rruga Peshkëpi-Selenicë është investimi më i fundit që bëhet pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit të Vlorës.
Me një gjatësi 14,6 km dhe e zgjeruar e rikualifikuar cilësisht, kjo rrugë lidh banorët e zonës me të gjithë rrjetin rrugor që lidh bregun e detit, qytetin e Vlorës dhe zonën e Kurveleshit, deri në Tepelenë e Gjirokastër.
Punimet për rikonstruksionin e rrugës janë përqendruar për ndërtimin e veprave të artit dhe procesin e gërmimit, sistemin e skarpateve dhe betonimin e mureve mbajtëse, etj.
Vlera totale e investimit për këtë aks rrugor është rreth 9 milionë dollarë. Në këtë aks është bërë riparimi i urës
ekzistuese në fund të aksit, si dhe vendosjen e sinjalistikave rrugore.