Rruga panoramike e Shirokës

0
1

Rruga panoramike e Shirokës, një investim strategjik që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës, ky segment rrugor e kthen po ashtu qytetin në një pikë të rëndësishme si kryeqendër e rajonit.

Përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale, rruga pritet të rrisë turizmin në zonë.

Rruga ka një gjatësi totale prej 6,5 kilometrash, ku 4,5 km e parë të këtij segmenti janë zgjerimi i rrugës ekzistuese që është buzë liqenit.

Bashkë me bajpasin në qendër të fshatit Zogaj, rruga panoramike e Shirokës është një segment kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.