Rruga e re që lidh Urën e Bilçës me Drobonikut në Berat, ka hyrë në fazën e asfaltimit dhe do të ndikojë në zhvillimin bujqësor dhe turistik të zonës.Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, dhe me përfundimin e segmentit të ri rrugor që lidhet me fshatin Drobonik, do të ndikojë në fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat- Ballaban- Përmet- Gjirokastër- Greqi, duke u kthyer në një portë të madhe për flukset e turistëve drejt Beratit.