Ersekë, e cila pritet të përfundojë në qershor të këtij viti, me infrastrukturën e duhur do të ketë një fluks qytetarësh që do të vijnë nga të gjitha qytetet për të vizituar Ersekën. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna për ndërtimin e kësaj rruge. Rama tha se “kjo rrugë është një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit. Aksi rrugor Korçë-Ersekë është një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin, që ditë pas dite po merr formë për të qenë gati në qershor të këtij viti”. Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Ndërtimi i kësaj rruge nxit zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç janë Korça dhe Erseka. atsh
Rruga Korçë-Ersekë, vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin
RELATED ARTICLES