Hapja e kësaj rruge për qarkullim do t’i japë një frymëmarrje të madhe zonës nga Fieri e deri në Vlorë. Po ashtu, përfundimi i rrugës së vjetër Fier-Vlorë i vjen në ndihmë bujqësisë dhe agroturizmit të zonës. Në zonën e Panajasë është bërë një devijim nga rruga e vjetër duke bërë të mundur ndërtimin e një aksi të ri rrugor që mundëson lidhjen me bajpasin e Vlorës. Në kuadër të këtyre punimeve po kryhet rikonstruksioni i urave, tombinove, riparimi dhe ndërtimi i mureve mbajtëse, rregullimi i kthesave duke e rikthyer për përdorim me standardet e një rruge bashkëkohore, plotësuar me sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore. ATSH