Segmenti i ri rrugor Ersekë – Leskovik ofron një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të një tjetër zone të mrekullueshme të Shqipërisë.

Punimet për rikonstruksionin e rrugës Ersekë-Leskovik janë financuar përmes një fondi prej rreth 6 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe BERZH.

Ky investim shkurton distancat e udhëtimit dhe është një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

Rruga është e gjatë 42,67 kilometra, gjerësia e asfaltit ekzistues ishte rreth 4 metra, ndërsa asfalti i ri është 5 metra në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Ajo përmirëson ndërlidhjen mes rajoneve dhe lehtëson lëvizshmërinë drejt potencialeve turistike të rajonit të Korçës dhe Gjirokastrës, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritje të mundësive për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm rajonal.