Sunday, November 24, 2024
HomeMJEDISRruga Ersekë-Leskovik përmes natyrës së pazbuluar

Rruga Ersekë-Leskovik përmes natyrës së pazbuluar

Segmenti i ri rrugor Ersekë – Leskovik ofron një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të një tjetër zone të mrekullueshme të Shqipërisë. Punimet për rikonstruksionin e rrugës Ersekë-Leskovik janë financuar përmes një fondi prej rreth 6 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe BERZH. Ky investim shkurton distancat e udhëtimit dhe është një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë. Rruga është e gjatë 42.67 kilometra, gjerësia e asfaltit ekzistues ishte rreth 4 metra, ndërsa asfalti i ri është 5 metra në të gjithë gjatësinë e rrugës. Rikonstruksioni i rrugës Ersekë–Leskovik synon përmirësimin e ndërlidhjes mes rajoneve  dhe lehtësimin e lëvizshmërisë drejt potencialeve turistike të rajonit të Korçës dhe Gjirokastrës, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritje të mundësive për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm rajonal. Projekti i rikonstruksionit përmirëson cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit rrugor duke ruajtur gjurmën ekzistuese të rrugës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments