Në rrugën Ersekë-Leskovik janë drejt përfundimet punimet, ku përmes një fondi prej rreth 6 milionë euro financuar nga qeveria shqiptare dhe BERZH po kryhet rikonstruksioni total i aksit rrugor. Rruga është e gjatë 42.67 kilometra, gjerësia e asfaltit ekzistues është rreth 4 metra, ndërsa asfalti i ri do të jetë 5 metra në të gjithë gjatësinë e rrugës. Rikonstruksioni i rrugës Ersekë–Leskovik synon përmirësimin e ndërlidhjes mes rajoneve dhe lehtësimin e lëvizshmërisë drejt potencialeve turistike të rajonit të Korçës dhe Gjirokastrës, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritje të mundësive për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm rajonal. Projekti i rikonstruksionit do të synojë të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit rrugor duke ruajtur gjurmën ekzistuese të rrugës.
Rruga Ersekë-Leskovik dritare e re e zhvillimit turistik
RELATED ARTICLES