Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRruga e Dukagjinit, Beci: Së shpejti nis puna për lotin e dytë

Rruga e Dukagjinit, Beci: Së shpejti nis puna për lotin e dytë

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, e cilado të ndikojë për zhvillimin ekonomik dhe turizmin. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci informoi sot se në rrugën e Dukagjinit puna po vazhdon me ritme të shpejta pavarësisht kushteve të vështira. Beci tha se “po përgatitet dokumentacioni dhe së shpejti fillon puna dhe për lotin e dytë”. Ndërtimi i rrugës së Dukagjinit, në segmentin Prekal-Kir, 17 km i gjatë, do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të veriut të Shqipërisë. Projekti i hartuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që financohet nga qeveria me fondin prej 200 805 067 lekë, ka si objekt mbrojtjen nga rrëshqitjet dhe ndërtimin e veprave të artit përgjatë këtij segmenti me gjatësi 17 km. Projekti konsiston në sistemimin, profilizimin e rrugës si dhe vendosjen e tombinove dhe mureve mbajtës nga fshati Prekal, deri në hyrje të fshatit Lotaj, si dhe në restaurimin e veprave ekzistuese të artit dhe shtimin e tyre aty ku janë të domosdoshme. Rruga do të ketë një gjerësi të përgjithshme prej 5 metrash, duke ruajtur aksin e rrugës ekzistuese. Punimet pritet të përfundojnë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments