Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALERruga e Arbrit

Rruga e Arbrit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shtimin e fondit për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i rrugës së Arbrit. Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se vlera shtesë e shpronësimit prej 4 475 454 lekësh përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Në total vlera për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i rrugës së Arbrit llogaritet 6 244 373 lekë. Rruga e Arbrit, një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore dhe një vepër inxhinierike komplekse, është e hapur pjesërisht. Për shkak të problemeve të formacioneve gjeologjike në tunelin e Murrizit rruga parashikohet të hapet vitin që vjen. Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km. Me një gjatësi rreth 74 km, ajo do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga e Arbrit jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit. Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet. Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.https://ata.gov.al/2022/08/25/rruga-e-arbrit-shtohet-fondi-per-shpronesimin-e-pronareve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments