Në fund të shtatorit 2025, asetet neto të fondeve të pensioneve private arritën në 14,3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1,4 miliardë lekësh, ose 11,55% krahasuar me fundin e vitit 2024.

Kjo rritje e aseteve pasqyron një trend të qëndrueshëm të rritjes së këtij sektori, duke reflektuar një përmirësim të besimit të individëve dhe institucioneve në fonde të pensioneve private si një instrument të sigurisë financiare për të ardhmen.

Edhe numri i anëtarëve të fondeve të pensioneve private ka njohur gjithashtu një rritje të konsiderueshme.

Në fund të shtatorit, numri i anëtarëve të regjistruar në këto fonde arriti në 48 864 individë, duke shënuar një rritje prej 8,77% krahasuar me fundin e vitit 2024.

Në këtë periudhë, shtatë fonde pensioni kanë ushtruar aktivitetin e tyre në tregun shqiptar të pensioneve private, me një performancë pozitive në nivelin e aseteve dhe anëtarësisë.