Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRritje jonormale e inflacionit, kufizohet në 1.5 % rritja e akcizës

Rritje jonormale e inflacionit, kufizohet në 1.5 % rritja e akcizës

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi ndryshimet në ligjin “Për akcizat”, pjesë e paketës fiskale që do të zbatohet në vitin 2024. Ndryshimet sjellin kufizimin e indeksimit të tarifave të akcizës brenda limiteve të një norme inflacioni të akumuluar dyvjeçare që nuk kalon 1.5%. Në janar të vitit 2022 është aplikuar indeksimi automatik i tarifave të akcizës me normën zyrtare të inflacionit të shpallur nga INSTAT-i për dy vitet paraardhëse, me qëllim reflektimin e rritjes së indeksit të çmimeve të konsumit të mallrave mbi nivelin e akcizës së aplikuar, si dhe parandalimin e erozionit në akciza. Por rritja e shpejtë e inflacionit në nivele “jonormale” gjatë dy-tre viteve të fundit, si një fenomen jo vetëm shqiptar, por global, që u nxit fillimisht nga pandemia COVID-19 dhe më pas nga lufta në Ukrainë, bën të nevojshëm rishikimin e skemës së rritjes. Përndryshe, nëse nuk do të bëhet ky kufizim, niveli i akcizave nga janari 2024 duhet të rritet 11.5 % dhe nëse edhe në vitet në vijim inflacioni do të rezultojë në nivele mbinormale, indeksimi do ndikojë në rritjen e çmimeve të mallrave, të tilla, si karburantet, pijet alkoolike, birra, vera etj. Ky nivel indeksimi do të gjenerojë 0.5 miliard lekë të ardhura shtesë nga akciza.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments