Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit kanë shënuar një rritje të lehtë pas reshjeve të një dite më parë. Sipas KESH-it, gjatë datës 5 nëntor në basenin e lumit Drin kanë rënë reshje shiu me intensitet të ulet deri mesatar. Në total në 24-orët e fundit, KESH informoi se kanë rënë rreth 25 mm, të përqendruara në basenin e liqenit të Komanit. “Në basenin e Fierzës, i cila ka dhe sipërfaqen më të madhe dhe mundësinë rezervuese në Kaskadë, reshjet kanë rezultuar me intensitet të ulët (më pak se 5 mm)”, bën të ditur KESH. Konkretisht prurjet ditën e sotme, në orën 13:00 janë: HEC Fierzë 85 m3/s; HEC Koman 60 m3/s; HEC Vau i Dejës 10 m3/s.https://ata.gov.al/2022/11/06/rritje-e-pakte-e-prurjeve-nga-reshjet-ne-kaskaden-e-drinit/
Rritje e paktë e prurjeve nga reshjet në kaskadën e Drinit
RELATED ARTICLES