Kostot në prodhim ngadalësuan ritmet e rritjes në tremujorin e katërt të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-shit.
Referuar raportit të INSTAT-it, për indeksin e çmimeve të prodhimit, kosto në prodhim u rrit me 1%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3,1%. Rritja më e madhe e çmimeve, me 2,6% vërehet në industrinë nxjerrëse.
Ndërsa kostoja e prodhimit të produkteve për tregun vendas shënoi rritje me 1,3%.
Sipas INSTAT-it, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në prodhimin e energjia elektrike me 2,8%, pasuar nga industria përpunuese, me 0,9%.
Nga ana tjetër kostoja e prodhimit në industrinë nxjerrëse shënoi ulje me 0,01%.
Të dhënat e raportit flasin për rritje të kostos së prodhimit për mallrat për eksport, udhëhequr nga industria nxjerrëse, ku çmimet u rritën me 4,4%.