Në kuadër të programit të përbashkët të OKB-së, “Askush të Mos Mbetet Pas”, i financuar nga Zvicra, PNUD organizoi një workshop 3-ditor për punonjësit socialë nga dhjetë bashki, e përqendruar në vullnetarizmin dhe përfitimet që vullnetarizmi ka për komunitetet që ata shërbejnë.

Trajnimi u krye nga profesorë të Unversitetit të Punës Sociale në Lucern (HSLU) në Zvicër. Ata theksuan se vullnetarizmi nuk është thjesht një burim shtesë, por një element jetik i punës sociale efektive.

Grupi planifikon të vazhdojë këto diskutime dhe të ndajnë praktikat e tyre në një konferencë vitin e ardhshëm, të mbështetur nga Programi “Askush Të Mos Mbetet Pas”.

Programi “Askush të mos mbetet pas”, po punon në disa bashki të vendit për të rritur aksesin në shërbime për grupet në nevojë si: personat me aftësi të kufizuar, romët dhe egjiptianët, si dhe për t’i fuqizuar këto grupe të kenë zë në vendimet që ndikojnë në jetët e tyre.