Vengu theksoi se, “Forcat e Armatosura të Shqipërisë po konkretizojnë hap pas hapi politikën e burimeve njerëzore që ka në në qendër të vëmendjes, aftësitë dhe etikën luftarake, ekselencën akademike, disiplinën, kulturën e gjithanshme, vetëdijen historike dhe patriotizmin”.
“Rritja e aplikimeve në Akademinë e Forcave të Armatosura gjatë viteve të fundit, reflekton rritjen graduale të strukturës tonë arsimore, duke u dhënë të rinjve një mundësi më shumë për t’i shërbyer atdheut me profesionalizëm dhe dinjitet”, u shpreh Vengu në një postim në rrjetet sociale.
Akademia e Forcave të Armatosura ka hapur aplikimet për vitin akademik 2025–2026 si drejtim jo vetëm në karrierë ushtarake, por edhe formim profesional në disa drejtime të rëndësishme.
Aplikimi realizohet vetëm online përmes portalit zyrtar www.ualbania.al.