Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë pagën minimale në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, një vendim që prek mbi 307 mijë punonjës, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.Sipas tij, subvencionimi do t’u kompensohet kompanive për shpenzimet shtesë që burojnë nga rritja e pagës minimale për kontributet shoqërore për punonjësit privatë gjatë këtij periudhe.

“Pjesa e kontributit të sigurimeve shoqërore do të kompensohet nga shteti dhe shuma e parashikuar është 1 miliard lekë. Do t’u kompensohet ndërmarrjeve ose punonjësve privat për 9 muajt e parë të 2026-ës”, tha ministri.