Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRritja e pagave në 2023, kategoritë që përfitojnë

Rritja e pagave në 2023, kategoritë që përfitojnë

Mjekët, mësuesit dhe ushtarakë do të përfitojnë sërish në 2023-shin rritje page. Qeveria do t’i qëndrojë premtimit të saj për rritjen me 40 %, brenda mandatit të tretë, të pagave për mjekët, mësuesit dhe ushtarakët. Pagat për mjekët janë rritur me rreth 63% që nga 2013, ndërsa për mësuesit rreth 32 %. Në projektbuxhetin për vitin 2023, fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.3 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit e sistemit shëndetësor dhe ata arsimorë. Duke parë situatën ekonomike, krizën e cila me shumë gjasa do vazhdojë edhe për vitin e ardhshëm, Qeveria vendosi të marrë një sërë masash, të tilla si rritje pagash, indeksim për herë të dytë të pensioneve brenda një viti, që është hera e parë që ndodh, rritje të ndihmës ekonomike, apo rritje për herë të dytë të pagës minimale. Në kuadër të paketës antikrizë, qeveria vendosi të rrisë pagat për administratën shtetërore, për Policinë e Shtetit e të Burgjeve 7-15 % sipas parimit “kush fiton më pak mbështetet më shumë“. Si pjesë e paketës antikrizë nga 1 tetori edhe paga minimale shkoi 34 mijë lekë nga 32 mijë lekë që ishte, ndërsa paga për pedagogët u rrit me 15 %. Rritja me 7 % do të sigurohet nga buxheti i shtetit, ndërsa 8 % do të financohet nga vetë universitetet. Shpenzimet totale për pagat në administratën publike janë planifikuar në masën 96.8 miliardë lekë ose 4.5% e PBB, duke reflektuar koston aktuale të administratës publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes (nisur në 1 korrik 2022), si dhe rritjen e pagave për administratën publike (nisur në 1 shtator 2022) me mesatarisht 7%. Qeveria shqiptare ka mbështetur buxhetet familjare dhe ato të biznesit të vogël dhe të mesëm edhe përmes subvencionit të çmimit të energjisë elektrike. Lufta në Ukrainë bëri që inflacioni të rritet me ritme të shpejta gjatë vitit 2022, duke arritur nivelin 8% në tremujorin e tretë, nivel ky më i larti i regjistruar që prej vitit 1998. Por, krahasuar me rajonin por edhe vendet e BE-së, inflacioni në Shqipëri paraqitet i ulët, dhe një ndër shkaqet kryesore është çmim i rregulluar i energjisë elektrike për familjet. Instituti i Statistikave ka raportuar se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2022, është 60.666 lekë, duke shënuar rritje me 7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.https://ata.gov.al/2022/11/08/rritja-e-pagave-ne-2023-in-kategorite-qe-perfitojne/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments