Rritja e fluksit të pasagjerëve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ka shtuar angazhimin e strukturave doganore. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një vizitë pune në Degën Doganore të Rinasit, ku diskutoi nga afër masat e marra nga strukturat doganore. Aeroporti i Rinasit është i vetmi aeroport ndërkombëtar në vendin tonë, dhe këtë vit po njeh një rritje të linjave të fluturimeve dhe pasagjerëve. Numri i pasagjerëve përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” shkoi në 5.2 milionë deri më 25 shtator, duke tejkaluar rekordin e vendosur përgjatë gjithë vitit 2022.
Rritja e fluksit të pasagjerëve shton angazhimin e strukturave doganore në Rinas
RELATED ARTICLES