Friday, April 25, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERritet shikueshmëria e “Conclave” pas vdekjes së Papa Françeskut 

Rritet shikueshmëria e “Conclave” pas vdekjes së Papa Françeskut 

Filmi fitues i “Oscar” me regji të Edward Berger  “Conclave” është bërë kryefjala e bisedimeve kulturore pas vdekjes së Papa Françeskut, sipas “euronews”.

Filmi i vitit 2024 duket si parashikues duke marrë parasysh konklavën e ardhshme – diçka e pasqyruar në shifrat e shikueshmërisë. Por sa i saktë është filmi?

Vdekja e Papa Françeskut të hënën më 21 prill ka rikthyer interesin ndaj “Conclave” – filmit fitues të çmimit “Oscar” – dhe ka rezultuar në një rritje të numrit të shikueshmërisë.

Filmi i vitit 2024, me regji të Edward Berger që rrotullohet rreth zgjedhjes së papës së ri, është i disponueshëm në platforma të ndryshme PVOD (video premium sipas kërkesës) dhe aktualisht po transmetohet në Amazon Prime Video.

Sipas “Luminate”, e cila gjurmon shikueshmërinë, interesi ndaj “Conclave” u rrit me 283% të hënën, ndërsa fjala për vdekjen e Papa Françeskut u bë kryefjala.

“Conclave” gjeneroi rreth 1,8 milionë minuta shikueshmëri më 20 prill; deri në fund të 21 prillit, ky numër u rrit në 6,9 milionë.

Një tjetër film me temën e Vatikanit, drama e Netflix-it e vitit 2019, “The Two Popes”, gjithashtu ngjalli interes të ri, me shikueshmërinë që u rrit me 417% nga e diela.

Minutat e shikueshmërisë u rritën nga 290,000 në 1,5 milionë të hënën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments