Wednesday, April 16, 2025
HomeSOCIALEKOSOVARritet qarkullimi në sektorët e Industrisë

Rritet qarkullimi në sektorët e Industrisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin qershor 2022 (2020=100). Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri. Në muajin qershor të vitit 2022, Indeksi i qarkullimit në sektorët e Industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2021) kishte rritje te: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (6.10%); dhe Industria përpunuese (0.70%). Kurse, kishte rënie te: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.82%) dhe Industria nxjerrëse (-0.72%). “Ndërkaq, struktura e numrit të të punëtorëve kishte rritje te: Industria nxjerrëse (0.03%); dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.02%).Kurse, kishte rënie te: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.04%); dhe Industria përpunuese (-0.01%)”, njofton ASK.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616776

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ