Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë po shihet me interes nga sipërmarrja private vendase dhe e huaj, që po rrit investimet në parqet fotovoltaike duke mundësuar jo vetëm prodhimin e energjisë, por edhe nxitje të zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit. Sipas statistikave zyrtare, prodhimi i energjisë nga parqet fotovoltaike, po vjen në rritje të qëndrueshme. Në total këto impiante prodhuan 22 618 MWh energji, duke shënuar rritje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku prej këtyre impianteve u prodhua 21 107 MWh energji elektrike. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, rreth 3.66 milionë MWh energji elektrike u prodhuan gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend. Prodhimi u dominua nga hidrocentralet privatë me 53.7% të energjisë totale, ndryshe nga vitit u kaluar ku për të njëjtën periudhë energjia më e madhe u prodhua nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit. KESH prodhoi 1.7 milionë MWh energji elektrike dhe pjesa tjetër i takon prodhuesve të pavarur të tillë si Devoll Hydropower me dy HEC-et e tij, Kurumit, Ayen Enerji dhe më i vogli ndër këto HEC-e ai i Qanit. Konsumi total i energjisë për 6-mujorin e parë të vitit arriti në rreth 4.25 milionë MWh energji, një nivel i njëjtë me atë të konsumuar në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar.http://ata.gov.al/2022/08/16/statistikat-e-6-mujorit-rritet-prodhimi-i-energjise-nga-parqet-fotovoltaike-2/
Rritet prodhimi i energjisë nga parqet fotovoltaike
RELATED ARTICLES