Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALERritet numri i qytetarëve që duan të anëtarësohen në NATO

Rritet numri i qytetarëve që duan të anëtarësohen në NATO

umri i qytetarëve suedez që duan të anëtarësohen në NATO ka shënuar një rritje, sipas një sondazhi. Sipas rezultateve të sondazhit së kryer nga kompania e kërkimeve Sifo, shkalla e suedezëve që duan të anëtarësohen në NATO është rritur në 58 për qind krahasuar me 56 për qind në muajin maj. Një memorandum tripalësh u nënshkrua mes Suedisë dhe Finlandës, dhe Turqisë, në samitin e NATO-s më 28 qershor, në Madrid për të trajtuar shqetësimet e Ankarasë rreth sigurisë së saj, si kusht për hapjen e rrugës për dy vendet nordike për anëtarësim në aleancën ushtarake. Ndërkohë, Suedia dhe Finlanda, proceset e anëtarësimit të të cilave nisën me samitin e zhvilluar në Madrid, do të rifillojnë bisedimet e përbashkëta dakorduese me Turqinë. Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme suedeze, takimi i parë i këtij mekanizmi do të zhvillohet më 26 gusht.http://ata.gov.al/2022/08/19/suedi-rritet-numri-i-qytetareve-qe-duan-te-anetaresohen-ne-nato/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments