Rriten sërish temperaturat, parashikimi i motit për fundjavën | ABC News Albania

0
8

Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta në fundjavë. Meteorologu Hakil Osmani thotë se të shtunën, temperaturat e ajrit do të jenë 36 gradë ndërsa të dielën do të rriten në 38 gradë. “Dita e shtunë sjell rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë rreth vlerës 36 gradë ndërsa në vijnë bregdetare 33 gradë. Sa i përket kushteve atmosferike të motit, kemi mbizotërim të kthjellimeve në vijën bregdetare përgjatë 24 orëshit ndërsa në pjesën e dytë të ditës në zonat malore, pritet që të kemi kalime të lehta të vranësirave por jo reshje. Nga ana tjetër, një tjetër rritje temperatuash do të kemi të dielën, duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen edhe në vlerën 38 gradë. Në orët e para, kemi vlera minimale në 14 apo 15 në qytetet e zonave malore. Do të kemi intervale të gjata me kthjellime në vijën bregdetare ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe malore kemi kalime të lehta të vranësirave.”, tha meteorologu. Edhe rajoni do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm dhe të temperaturave të larta.

“Në Kosovë, në fundjavë do të ketë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që e shtuna të sjellë temperatura 31 gradë në mesditë në Gjakovë. Mot të qëndrueshëm, intervale të gjata me diell ndërsa pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave. Edhe e diela do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që zonat jugore të kenë dominim të kthjellimeve në gjithë ditën ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Temperaturat e ajrit të dielën do të kenë në vlerën 33 gradë. E shtuna në MV do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që në orët e para të mëngjesit të kemi vlera minimale në Gostivar dhe Kumanovë me 14 gradë ndërsa në mesditë maksimume në 33 gradë. Intervale të gjata me diell do të kemi në zonat jugore ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Edhe e diela do të ketë rritje temperaturash, me maksimume në rang territori në vlerën 35 gradë celcius.”, shtoi Osmani.