Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pensioneve. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se, “vendimi i qeverisë ka të bëjë me indeksimin e pensioneve në nivelin 6%. Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve për vitin 2022 në nivelin 9.5%”. Ibrahimaj tha se nga ky vendim përfitojnë të gjitha kategoritë e pensionistëve, rreth 678 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Efektet e këtij vendimi hyjnë në zbatim që me pensionin e muajit shtator. “Në muajin tetor 2022 pensionistët do të kenë një rritje të pensioneve të tyre në nivelin 9.5%”, deklaroi Ibrahimaj.https://ata.gov.al/2022/09/14/qeveria-rrit-pensionet-ne-nivelin-9-5/