Dy muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një rritje të konsiderueshme të volumeve të mallrave të përpunuara në kryeqendrën portuale të vendit.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se mbi 548 mijë tonë mallra janë përpunuar përgjatë 2 muajve në kalatat e portit më të madh në vend, duke shënuar kështu një rritje në masën 8% krahasuar me volumet e përpunuar në të njejtën periudhë të vitit paraardhës.
Porti i Durrësit mban peshën më të madhe për përpunimin e mallrave në vend, me rreth 99% të totalit.
Qeveria ka nisur punën për ndërtimin e portit të ri në zonën e Porto Romanos, i cili pritet të ofrojë shërbime edhe për dy porte të thata, atij në Maqedoninë e Veriut dhe të Kosovës.
Porti i ri në Porto Romano do të krijojë një hapësirë logjistike, që do të shërbejë si qendër për rritjen e mëtejshme ekonomike për zonën Tiranë – Durrës dhe trajtimin e ngarkesave tranzit në port.