Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALERriten kërkesat për shkollat profesionale

Rriten kërkesat për shkollat profesionale

Të vendosësh që në moshë të re se cili do jetë profesioni yt i se ardhmes është një ndër sfidat që përballen sot shumë prej nxënësve që përmbyllin arsimin 9-vjeçar. E ky fenomen konstatohet çdo vit në rritjen e numrit të kërkesave për tu regjistruar në një shkollë profesionale. Shkolla “Beqir Çela” në Durrës prej kohësh është një nga shkollat më të kërkuar nga nxënësit që përfundojnë arsimin e detyruar. Në këtë shkollë studiojnë 1400 nxënës në total, ndërkohë që deri tani, për vitin e parë janë regjistruar afro 300 nxënës. Degët më të kërkuara rezultojnë të jenë teknologji informacioni dhe elektroteknike, dy degë që sigurojnë punësim të sigurt për nxënësit që preferojnë arsimin profesional. Regjistrimet vijojnë deri në fund të muajit shtator, ndërsa ka nisur procesi i shpërndarjes së librave. Para disa vitesh degët më të kërkuara kanë qenë ato që lidhen me shërbimin e mjeteve të transportit, gjë që vihet re edhe tek serviset e riparimit të automjeteve, ku shumë prej tyre i drejtojnë ish-nxënës të kësaj shkolle.https://lajme.rtsh.al/artikull/durres-rriten-kerkesat-per-shkollat-profesionale-teknologji-informacioni-dhe-elektroteknike-me-te-kerkuarat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments