Çmimet e mallrave dhe ushqimeve shënuan rritje në muajin prill.

Instituti i Statistikave bëri të ditur se, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin prill 2025  shënoi 2,3 %. Një vit më parë ky tregues ishte 2,1 %.

Sipas INSTAT, ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit (prill 2025 -mars 2025 ) është 0,1 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin prill është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,29 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,24 pikë përqindje.

Gjithashtu çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikuan me 0,22 pikë

përqindje, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,19 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin prill 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,3 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,9 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,8 %,“Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”

me 3,2 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 7,7 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 5,2 %, “mish” me

3,5 %, “bukë dhe drithra” me 1,4 %, etj