Në Muzeun Ikonografik “Onufri” gjendet një ikonë e veçantë e titulluar “Rrethimi i Kostandinopolit”. Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat tregon se ikona është gjetur rastësisht para shumë vitesh, në hapësirat e Kishës së Ungjillëzimit në Kalanë e Beratit. Autori është anonim dhe krijimi i ikonës i përket një periudhe kohore mes shekujve XVI – XVII. Edhe pse në gjendje të dëmtuar ajo i është nënshtruar ndërhyrjeve konservuese përgjatë viteve. Sinteza ikonografike në pjesën e sipërme paraqet një stilizim shumë të detajuar e të pasur artistikisht. Mbizotëron arkitektura urbane e religjoze e kryeqytetit të Bizantit ku dallohen dhe grupime figurash njerëzore që identifikohen lehtë si besimtarë, mbretër e udhëheqës fetarë. Skena i referohet një rrethimi të vitit 626 nga persët dhe avarët. Nga elementë të veshjes dallohet patriarku i kohës Sergi dhe perandori bizantin Herakli. Patriarku i shoqëruar nga klerikë të lartë që mbajnë në proçesion ikonën mrekullibërëse të Virgjëreshës përqark mureve rrethuese, si një akt mbrojtës i praktikuar në shekuj gjatë rrethimeve ushtarake të Kostandinopolit.
Home SPORT-KULTURE-ART KULTURE “Rrethimi i Kostandinopolit”, ndër ikonat më të veçanta të fondit të Muzeut...