Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTRrethi i 80-të Çiklistik i Shqipërisë

Rrethi i 80-të Çiklistik i Shqipërisë

Eshtë zhvilluar etapa e dytë e Rrethit të 80-të Çiklistik i Shqipërisë, ajo me itinerar Tiranë-Lushnjë-Elbasan, e cila ka qenë 157 km e gjatë. Siç dihet, prej disa vitesh ky Rreth është pjesë e kalendarit ndërkombëtar dhe në këtë edicion marrin pjesë afro 80 sportistët, që përfaqësojnë 14 skuadrave pjesëmarrëse, nga të cilat 11 janë ndërkombëtare. Edhe etapa e dytë e këtij edicioni është zhvilluar ditën e martë, duke u nisur nga Sheshi “Italia” pranë Stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet dhe është zhvilluar me një ritëm të lartë, me një shpejtësi mesatare prej 50 km në orë, dhe një konkurrencë të fortë, edhe falë faktit se për në pjesën më të madhe të saj, ajo është ndikuar nga rreshjet e shiut dhe era e fortë, sikundër etapa e parë. Dhe i parëvijën e finishit në qytetin e Elbasanit e ka kaluar çiklisti Jorgos Butopulos i skuadrës private greke, “Alfa Racing Team” me kohën 3 orë, 21 minuta e 43 sekonda, i cili ka fituar duelin me bashkëatdhetarët e tij, dy çiklistët e përfaqësueses së Greqisë, Polikronis Corcakis dhe Nikiforos Arvaniti. Vetëm vendi i 12-të për çiklistin e Kombëtares kuqezi. Lukas Sulaj Klopenborg, dhe vendi i 17-të për Mikel Demirin dhe vendi i 29-të për Ylber Sefën. Butopulos: “Në fakt, ne u shkëputëm që në 30 km e para, disa prej çiklistëve dhe më pas pedaluam bashkë si grup, ndërsa besoj që gjithçka u vendos në 5 km e fundit. Ishte një garë e zhvilluar në një ditë të nxehtë, por, më tepër se një fitore e imja, ishte një fitore e skuadrës. Prandaj jemi të lumtur, sepse këtu kemi ardhur për të fituar etapa dhe për të marrë sa më tepër pikë që na ndihmojnë të rritemi dhe të ecim përpara si skuadër në arenën ndërkombëtare”. Etapa e 3-të e Rrethit të 80-të Çiklistik të Shqipërisë është ajo Elbasan-Vlorë, 143 km e gjatë. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments