Autoritetet e Zelandës së Re konfirmuan sot se 477 balena pilot kanë ngordhur në dy bllokime të fundit, duke e konsideruar si një nga ngjarjet më të mëdha të vendit. Bllokimi ndodhi në grupin e largët të Ishujve Chatham, rreth 840 kilometra larg bregut lindor të ishullit jugor, të Zelandës së Re. Të shtunën, u bllokuan 232 kafshë në ishullin kryesor, ndërsa 245 të tjerë u bllokuan të hënën në ishullin Pitt, 40 kilometra në veri. Organizata bamirëse mjedisore “Project Jonah” tha se bllokimet ishin një nga ngjarjet më të mëdha në Zelandën e Re. “Ndërsa ne përjetojmë bllokime të mëdha masive në Farewell Spit, në krye të ishullit jugor, këto ngjarje përfshijnë mesatarisht 70-80 balena”, tha organizata. Megjithatë, shpëtimet nuk arritën të kryheshin në Ishujt Chatham, për shkak të një popullsie të vogël, pamundësisë për të mobilizuar shpejt mjekët e trajnuar dhe rrezikut të grabitqarëve afër bregut, gjë që përbënte një kërcënim si për shpëtuesit ashtu edhe për balenat. “Për fat të keq, balenat që i mbijetuan bllokimit fillestar u eutanizuan. Balenat do të liheshin të dekompozoheshin natyrshëm”, tha organizata ”Project Jonah”. “Këto ngjarje kanë ndodhur gjatë gjithë historisë së regjistruar dhe shkencëtarët po punojnë për t’i dhënë një shpjegim këtij fenomeni kompleks. Ne e dimë se lidhjet e ngushta sociale të balenës pilot, në veçanti janë një nga arsyet pse një numër kaq i madh i këtyre kafshëve bllokohen së bashku”, tha organizata. Bllokimi i balenave në Ishujt Chatham, nuk është një ngjarje e pazakontë. Ngjarja më e madhe u regjistrua në vitin 1918 ku ngordhën mbi 1 000 kafshë në një bllokim të vetëm.http://ata.gov.al/2022/10/12/rreth-500-balena-te-ngordhura-ne-nje-nga-bllokimet-me-masive-ne-zelanden-e-re/
Rreth 500 balena të ngordhura në një nga bllokimet më masive në Zelandën e Re
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on