Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALERreth 5 mijë udhëtarë gjatë fundjavës në portin e Vlorës

Rreth 5 mijë udhëtarë gjatë fundjavës në portin e Vlorës

Në portin e Vlorës, i dyti më i madh në vend, fundjava shënoi një fluks të lartë udhëtarësh. Sipas statistikave të portit të Vlorës këtë fundjavë kanë mbërritur 4747 udhëtarë dhe 1049 automjete. Sipas portit, një numër i konsiderueshëm i udhëtarëve janë emigrantë që kthehen për pushime në atdhe, por edhe turistë që vizitojnë Shqipërinë.

Autoritetet portuale kanë punuar me intensitet të lartë për përpunimin e udhëtarëve dhe automjeteve, ndërsa kanë marrë të gjitha masat për t’i shërbyer sa më mirë udhëtarëve. Bregdeti i bukur, infrastruktura e përmirësuar dukshëm dhe hapësira atraktive të tilla si Lungomare me lokalet e shumta, apo bulevardi Vlorë-Skelë, përbëjnë disa nga faktorët dhe pikat e forta për treguesit e lartë të turistëve të huaj nga vende të ndryshme të botës në qytetin e Vlorës. Në portin e Vlorës gjatë muajve të verës operojnë edhe anije turistike, të cilat nisen çdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ