Ky vendim ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe të masave të inspektimit, me synim parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar e të paraportuar (në vijim, peshkimi PPP) si dhe krijimin e një skeme certifikimi të zënieve për importin dhe eksportin e produkteve të peshkimit.
Vendimi krijon një kornizë të plotë ligjore për forcimin e kontrolleve portuale dhe inspektimeve të peshkimit, gjurmueshmërinë e produkteve të peshkimit, harmonizimin e sistemit shqiptar me standardet e BE-së për luftën kundër peshkimit të paligjshëm dhe për ruajtjen e qëndrueshme të burimeve detare.





