Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERregulla të rrepta për anijet e shpëtimit të migrantëve

Rregulla të rrepta për anijet e shpëtimit të migrantëve

Qeveria italiane miratoi sot një dekret për të kufizuar operacionet e anijeve private bamirëse që shpëtojnë migrantët në Detin Mesdhe, në një përpjekje për të reduktuar fluksin e tyre në brigjet e vendit. Grupet ndërkombëtare të ndihmës shprehën zemërim për masën e marrë nga qeveria e djathtë e kryeministres, Giorgia Meloni. Dekreti përcakton që pas misionit të shpëtimit, anija duhet të mbërrijë pa vonesë në një port të caktuar, në vend që të vazhdojë të ofrojë ndihmë për anijet e tjera, të migrantëve në rrezik në det. Normalisht, anijet kryejnë shpëtime të migrantëve në varka të vogla përpara se të kërkojnë një port, i cili shpesh është në Itali. Përveç kësaj, migrantët dhe refugjatët që ndodhen në anije dhe duan të aplikojnë për azil në Bashkimin Evropian, duhet të plotësojnë dokumentet perkatëse. Në rast të shkeljeve të rregullave të reja, Italia ka paralajmëruar kapitenët e anijeve civile se do të vendosen gjoba të larta deri në 50,000 euro (53,000 dollarë). Anijet gjithashtu mund të konfiskoheshin nga autoritetet dhe të ndalohen në portet italiane. / ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments